Subscribe

Një mijë mjekë dhe infermierë do të angazhohen vullnetarisht në përballjen me koronavirusin. Ata janë studentë apo personel shëndetësor në pension.Nga shtëpia e tij në Surrel, kryeministri Edi Rama deklaroi se paga e tyre mujore në luftën kundër sëmundjes Covid-19 do të jetë 1 mijë euro.

 

 

Si për të gjitha bluzat e bardhë që janë pjesë e sistemit edhe për ata që i shtohen personelit shëndetësor, vlerësimi financiar me 1 mijë euro në muaj do të vazhdojë gjatë gjithë kohëzgjatjes së ekzistencës së koronavirusit.

 

 

Në ndihmë të situatës, përmes një akti normativ të gjitha spitalet private do të jenë në shërbim të çdo qytetari i cili do të rezultojë i prekura nga koronavirusi. Mjediset e tyre, shërbimi ambulator, hotelier, autoambulancat dhe i gjithë personeli shëndetësor do të jetë në dispozicion të përballimit të të prekurve nga Covid-19.

 

Për moszbatimin të vendimit, spitalet private do të ndëshkohen me 50 milionë lekëve të vjetra gjobë dhe strukturat përkatëse do të vendosen forcërisht në shërbim të personelit shëndetësor publik edhe pas marrjes së gjobës.Dy masat e reja të ndërmarra nga qeveria janë:

 

 

Pas paralajmërimit se në dy javët e ardhshme nuk përjashtohet mundësia e rritjes së rasteve të identifikuara, kreu i qeverisë tha se është në përgatitjen e çdo skenari masash drastike në rast të përkeqësimit të situatës nga koronavirusi.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *