Deputeti i opozitës, Ralf Gjoni akuzoi klasën politike se po mban peng procesin e integrimit të vendit në BE.

 

Gjatë fjalës së mbajtur në Parlament, Gjoni tha se shqiptarët meritojnë të dinë të vërtetën, që sipas tij, BE nuk ka plane të afërta për zgjerim.

 

Mua më dhemb, kur shoh se si klasa politike tallet me aspiratën e popullit shqiptar. Integrimi është një fabul e ngecur në një rrjetë, e thurur me katër fije. Fija e parë është refuzimi i BE për të zgjeruar bashkimin, për ta zgjeruar kudo, sidomos drejt Ballkanit Perëndimor. Ne duhet t’i themi shqiptarëve të vërtetën, BE nuk ka oreks për zgjerim, ndaj dhe kjo fabul do të zgjatet për vite me radhë. Nga 5 shkoi në 15 kushte, të siguroj Oltë e dashur se gjatë mandatit tënd do shkojë në 150 kushte. Fija e dytë janë grupet kriminale, që influencojnë politikën dhe që do të ushtrojnë influencë edhe në zgjedhjet e 25 prillit. Shqipëria do të mbizotërohet nga vrasje. Turp për ne që s’kemi pikë dinjiteti. Fija e katërt është diletantizmi diplomatik. Kulmi i talljes me shqiptarët është ambasadori i Britanisë së Madhe, shoku i Lulit dhe i Monës, që del lart e poshtë dhe flet për integrimin. Po a ka turp më të madh? Ju garantoj se Berlini dhe Parisi vënë duart në kokë, teksa shohin se ambasadori britanik flet për integrimin. Ta gëzoni shqiptarë integrimin evropian, që është thjesht një përrallë e bukur”, u shpreh Ralf Gjoni, shkruan “Vizion Plus”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *