Ne  kliniken Universitare të Kosovës, po trajtohen 34 pacientë me Covid-19, 8 prej tyre kanë nevojë për oksigjenoterapi. Te enjten u  regjistrua edhe personi i  parë nga stafi shëndetësor pozitiv me Covid-19. Bëhet fjalë për një infermiere, e cila ka qenë në kontakt të afërt me pacientët e hospitalizuar. Aktualisht në Kosovë 86 qytetare jane  të infektuar me Covid-19 dhe vetem nje person ka humbur jeten.

 

Nderkohe ne Maqedonine e Veriut janë siguruar 55 aparate te reja respiratore. Ministri i Shendetesise Venko Filipce  gjatë konferencës njoftoi se javën e ardhshme do te mberrijne ne vend 500 mijë maska dhe 20 mijë teste për koronavirusin.

 

Gjithashtu qeveria do te zgjeroje rrjetet  e hoteleve si  karantine shtetërore në Shkup dhe në Tetovë pasi numri i te infektuarave nga virusi ka shkuar ne 219  nderkohe qe tre qytetare kane humbur jeten.

 

Nderkaq ne Greqi  një burrë 88 vjeç eshte viktima e 27 nga koroanvirusi.  Në 24 orët e fundit, 71 raste të reja janë konfirmuar,  duke e çuar numrin e përgjithshëm të pacientëve në 892. Sipas Shefit të Sëmundjes Infektive të Ministrisë së Shëndetësisë Sotiris Tsiodras 57 persona janë duke u trajtuar në Njësitë e Kujdesit Intensiv.

 

Ndersa Serbia shenon 457 pacientë  me Kovid-19 dhe gjithsej 7 vdekje. Qytetet me numrin me te madh te pacientëve jane Beogradi, Nishi dhe Valjevo. Nderkohe ne Mal te Zi rezultojne pozitive 70 qytetare.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *