Aktorja e njohur Raimonda Bulku u kthye ne një pikë referimi nga PS dhe PD këtë të enjte në kulmin e luftës me deklarata për cështjen e prishjes së teatrit kombëtar.

Fillimisht ishte Rama që nxorri një deklaratë të Bulkut pak kohë parë ku deklaronte se kushtet në teatrin aktual janë mizerabel e se godina duhet prishur sa më shpejt e se për të nuk kishte fare rëndësi nëse ambjentet e reja do bëheshin mbi godinën aktuale.

 

 

Deklarata e parë e ish deputetes së PD

 

 

Aty duhet të ketë një teatër shumë të mirë, ç’më duhet mua se çfarë ndërtohet anës teatrit, apo mbi teatër. Në qiell le të ndërtohet, s’kam ndonjë gjë; unë dua të ndërtohet një teatër. Nuk ka rëndësi fare se çfarë. Godina e teatrit duhet shembur, pa dyshim. Ne po përjetojmë kushte mizerabël. Unë nuk e di se si punojmë aty, është turp të punosh aty. Tani që u gjet Turbina, shumë mirë, ajo sallë është për atë zonë, atë lagje dhe si ajo duhet të ndërtohet edhe një në Kombinat, edhe një në Laprakë, që padyshim është një lagje afër Tiranës. Unë do të dëshiroja që të ngrihet një Teatër i ri Kombëtar, me parametra të tjerë.

 

 

Zhurma e madhe që bëri shpërndarja e kësaj deklarate nga Rama, mesa duket e bëri aktoren dhe ish përfaqësuesen e PD që të reflektojë. Ajo ka bërë një postim në instagram që më pas u shpërnda edhe nga PD ku thotë se I qëndron deklaratave për teatër të ri por kjo nuk justifikon dhunën ndaj kolegeve dhe miqve të saj artistë.

Madje Bulku bën një hap pas duke ndërruar mendim sa I takon prishjes së godines aktuale. Ajo tashmë mendon se duhet patjetër një teatër I ri, por godina e vjetër nuk duhet shembur.

 

 

Une jam per nje teater te ri, dhe i qendroj deklaratave te mia, por jo ne dhunim te ligjeve, kolegeve, miqve e shokeve te mi!

Respekto traditen!

Ruaje historine!

Nderto teater te ri, jo duke shkulur te vjetrin! Jam larg dhe me vjen keq qe mungoj te jem mes kolegesh ne teater …!!!! Ne krahet e mi mbaj mbesen time qe me mrekullon dhe deshiroj qe te behet aktore teatri….!!!

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *