Subscribe

Hapja e aplikimeve për skemën kombëtare mbështetëse të fermerëve, blegtorëve e bletarëve ka krijuar radhë të gjata sidomos në Berat, Vlorë dhe korccë që në javën e parë.

 

Dhjetëra fermerë nga i gjithë qarku i Beratit janë dyndur pranë  sporteleve duke pritur për të dorëzuar dokumentacionin e nevojshëm. Fermerët shprehen se shumë prej tyre,nuk mund ta kryejnë këtë proces online pasi nuk kanë njohuri  dhe ndaj mundësinë e vetme kanë paraqitjen fizikisht.

 

Edhe në vlorë të interesuarit janë dyndur në dyert e agjensisë së shërbimit veterinar dhe mbrojtjes së bimëve për të marr kryesisht naftën falas. Fermerët tregojnë se për disa prej tyre është viti i parë që përfitojnë pasi vitin e kaluar shumë janë skualifikuar.

 

Ndërkohë ne korcë  ne shkalle Qarku janë kryer më shumë se 8800 aplikime këto ditë. Nga keto me shume se 6700 jane aplikime per nafte ndersa 2100 aplikime jane nga blektore dhe bleterrites te juglindjes se vendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *