Fundjava ka shënuar radhë të gjata në pikën e kalimit kufitar mes vendit tonë dhe Maqedonisë së Veriut në Bllatë të Dibrës.

 

Dhjetra automjete kanë pritur me orë për të kaluar në shtetit fqinj dhe sipas drejtuesve të mjeteve nuk kanë një shpjegim për vonesën që është krijuar.

 

Radha e automjeteve ka shkuar deri në 2 kilometra në anën shqiptare, pasi nga pala maqedonase nuk ka vonesa.

 

Fundjavat shënojnë një fluks të lartë të lëvizjes së dibranëve dhe bulqizakëve drejt shtetit fqinj.

 

Banorët e këtyre dy zonave shfrytëzojnë distancën e afërt me Dibrën e Madhe dhe blejnë produkte për konsum dhe furnizohen me karburant për shkak se çmimet janë shumë më të ulta se në vendin tonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *