Rradhët kilometrike vijonë të mbeten një problematikë e ditëve të fundit në aksin rrugor Fushë-Krujë deri në Thumanë, madje vargu i automjete është i bllokuar dhe në autostraden pranë Thumanës.

 

Informacionet bëjnë me dije se duhen rreth dy orë rrugë për të përshkuar një gjatësi rruge prej 8 km. Trafiku vijon të jetë i rënduar deri në orët e mbrëmjes.

 

Ndërkohë problem në këtë aks mbetet edhe levizja e mjeteve te cilet udhetojne nga qytete te ndryshme dhe duan te shkojne ne Krujë ,por që nuk kanë dijeni qe ura në Fushe Krujë është shembur, dhe është shkaku që krijon të gjithë këtë trafik të rënduar.

 

Gjithashtu bëhet me dije se për përfundimin e kësaj ure duhen të paktën edhe 90 ditë e deri atehere kaosi do të jetë i përsëritur.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *