Aktori i njohur i humorit, Agron Llakaj reagoi i revoltuar për situatën në pikën kufitare me Greqinë. Përmes një postimi në “Instagram”, autori i “Al Pazar” hodhi sulme ndaj qeverisë që nuk po ndihmon qytetarët.

“E kemi fatin shpresë dhe marrëzi….na jep një ëngjëll të na mbrojë o Zot!” Kjo është pamja e jonë nga viti në vit, në pritje e pritje e pritje… Në radhë e në radhë e në radhë… Me ditë e netë të tëra… I nxehti përvëlues, mungesa e kushteve më minimale njerëzore! Vijnë emigrantët dhe gdhihen në radhë, bir o Edi Rama, kë të qaj më parë! Radhë kilometrike në pritje pa zgjidhje. Po ky është krim more njerëz… E përse vallë ne akoma jemi një shtet me brekët në fund të këmbëve?! Hajde radha!!!Turp! Turp! Turp Edi Rama!”

Agron Llakaj u bëri thirrje qytetarëve që sot vuajnë në Kakavijë që të mos i harrojnë këto ditë kur politikanët të shkojnë t’u kërkojnë votën.

“Edhe ju vëllezër dhe motra bashkë me fëmijë mos i harroni këto ditë. Pas 6 muajsh aty në Greqi do i keni, do t’ju shtrihen nën këmbë për atë të shkretë vote. Por n.q.s. do i harroni këto ditë, harram e paçi! Tani bërtisni “Jam krenar që jam shqiptar!” Zoti ju ndihmoftë!!! 🙈🙈🙈😢😢😢”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *