Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e të martës në Gjirokastër.

 

Sipas burimeve bëhet me dije se pas kontaktit me tensionin e lartë 110 Kv një djalë nga Vlora humbi jeten.

 

Viktima është identifikuar si Alban Gjini. Mësohet se ai ishte duke punuar me vendosjen e profileve alumini në një objekt pranë Parkut të Viroit, por fatkeqësisht ra në kontakt me korrentin.

 

Kjo ishte fatale për të duke i marrë jetën 33-vjeçarit. Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta. Deri më tani s’ka ndonjë komunikim prej Policisë Gjirokastër për këtë rast.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *