Një aksident fatal ndodhi mesditën e të hënës në aksin Gramsh-Cërrik, ku një automjet doli nga rruga dhe përfundoi në liqenin e Banjës.

Ngjarja ndodhi në afërsi të fshatit Shushicë, ndërsa ka humbur jetën Gazmend Hasani, 57 vjeç, trupi i të cilit u gjet në sipërfaqe të ujit.

Aksidenti u vu re nga disa kalimtarë të rastit.

57-vjeçari po udhëtonte në drejtim të gramshit, ndërsa dyshohet se në automjet ndodheshin dhe persona të tjerë, për të cilët vijuan kërkimet edhe me pjesmarrjen e polumbarëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *