Parqe lodrash të ngrira, pyje krejt të helmuara, jashtë ndodhet një pishinë bosh, ndërtesa dhe shtëpi të braktisura dhe të shkatërruara, rrugë të mbushura krejtëisht me bar.

Kjo është panorama që të shfaqet në qytetin Pripyat në Ukrainë, i cili është shkatërruar nga një katastrofë bërthamore 30 vjet më parë.

Pripyat në Ukrainë, dikur kishte një popullsi prej 50.000, banoresh ishte vetëm pak kilometra nga termocentrali Çernobilit që shpërtheu në vitin 1986.

Danny Cooke, ka sjellë ekskluzivisht disa fotografi dhe një video 60 minuta me pamje nga ky qytet, për CNBC News.

Këto fotografi janë realizuar me anë të një droni, i pajisur me aparat fotografik dhe një kamera Go pro 3, pasi personat fizik nuk lejohet të hyjnë në qytetin Pripyat të Ukrainës, sepse niveli i rrezatimit është ende i lartë për tu ekspozuar njerëzit.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *