Qyteti muze i mbrojtur nga UNESCO këtë të dielë ka qenë në pushttin e tymit, si pasojë e një zjarri që ka rënë në sheshin e depozitimit të mbetjeve urbane.

 

Flakët e zjarrit u shfaqën rreth mesditës dhe kanë  përfshirë gjithë sheshin e mbetjeve, duke vazhduar për disa orë.  Është dashur më pas ndërhyrja e mjeteve zjarrfikëse që flakët e zjarrit të fiken dhe situata të vihet nën kontroll.

 

Ndonëse zjarri është fikur ka shkaktuar një dëm mjedisor tepër të madh. Gjithë territori në hyrje të qytetit ku ndodhet sheshi i depozitimit ka qënë nën tym, ndërkohë që ndotja ka mbërritur deri në qytetin e Beratit.

 

Era tepër e keqe është ndiher për orë të tëra në të gjithë zonën, ku depozitohen mbetjet e gjithë bashkisë, vetëm dy kilometra larg qytetit. Ende nuk dihen shkaqet e rënies së këtij zjarri, i cili ka lënë nga pas një ndotje tepër të madhe mjedisore.

 

Nuk është hera e parë që sheshi i depozitimit të mbetjeve përfshihet nga flakët, duke shkaktuar një ndotje të tillë, e cila përfshinë dhe qytetin, i cili synon të zhvillohet nëpërmjet turizmit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *