Subscribe

Në ditën e katert te izolimit, rrugët e te gjithe qyteteve vijojnë të jenë të boshatisura.

 

Ne Vlore, të vetmet lëvizje kane qene ato të postblloqeve të policisë e ushtrisë, si dhe të automjeteve te transportit te mallrave.

 

 

Por nga ana tjeter nuk kane munguar as qytetaret e pabindur, te cilet kane zgjedhur që të shijojnë diellin e nxehtë të këtyre ditëve të para të pranverës ne lulishtet e qytetit.

 

Është dashur ndërhyrja e uniformave blu, të cilët i kanë këshilluar mbi rrezikun dhe u kanë kërkuar që të lirojnë ambientet dhe të vetizolohen në shtëpi.

 

Edhe ne Fier të gjitha rrugët kanë qenë të boshatisura ndersa punonjesit e bashkisë kane bere dezinfektimin e ambjenteve publike dhe te shesheve.

 

Kushtetet e vete izolimit i kane respektuar edhe qytetarët e Durrësit, të cilët jane mbyllyr ne shtepite e tyre.

 

 

Ndërkohë një tjetër panoramë ka qenë ajo në qytetin e beratit. Shumë qytetarë janë parë në rrugët e qytetit ndërsa nuk kanë munguar as përqafimet.

 

Ndërkohë situatë e qetë, ka qenë dhe në qytetin e Lezhës dhe atë të Peshkopisë ku levizjet kane qene fare te pakta.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *