Një qytetare, Elsa Bita, denoncoi këtë të shtunë për mediat se është dhunuar nga shefi i Komisariatit të Divjakës. Nga spitali, ajo deklaroi se është ushtruar dhunë ndaj saj sepse ka filmuar një takim elektoral të PS.

 

“Shefi i Komisariatit më dhunoi, më tha pse filmon. Ma mori telefonin dhe donte ta thyente. Më përplasi, por vetëm ai ishte. U thoshte të tjerëve merreni dhe shoqërojeni në komisariat. PS ishte futur në lokal, bënte fushatë.”

 

Presidenti Ilir Meta reagoi menjëherë pas denoncimit dhe kërkoi nga autoritetet të hetojnë rastin e të arrestohet autori.

 

“I bëj thirrje Prokurorisë dhe SPAK të hetojë urgjentisht dhunën kriminale të ushtruar sot ndaj zonjës, Elsa Bita në Divjakë. I bëj thirrje Policisë së Shtetit të arrestojë urgjentisht autorin apo autorët e dhunës, cilëtdo qofshin ata. Çdo mosveprim, ju ngarkon me përgjegjësi të plotë për çdo akt dhune në vijim. Nesër duhet të jetë Festa e Demokracisë të një vendi që e meriton anëtarësimin në Bashkimin Europian. 🇦🇱🇪🇺”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *