Policia e Shtetit ka gjobitur 27 qytetarë me 10 mijë lekë të reja pasi nuk kanë zbatuar urdhrin e fundit të qeverisë për t’u izoluar pas orës 22 dhe nuk ishin pajisur me lejen përkatëse.

 

Ndërkohë me gjobë prej 1 milionë lekësh janë ndëshkuar edhe dy biznese pasi u konstatuan të hapura pas këtij orari.

 

Uniformat blu shtojnë se gjatë 24 orëve të fundit janë gjobitur me 3 mijë lekë të reja 692 qytetarë të cilët u kapën pa maskë në rrugë.

 

Mësohet gjithashtu se 9 lokale të tjera janë ndëshkuar me 1 milionë leke pasi nuk kishin ndaluar muzikën pas orës 20:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *