Në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza, një foshnjë 4 muajshe ka humbur jetën për shkak te komplikacioneve te shkaktuara prej fruthit.

 

Drejtuesit e QSUT-së kanë sqaruan se femija ndodhej prej 10 ditesh në shërbimin e reanimacionit të pediatrisë. Sipas autoriteteve ai ishte trajtuar në mënyrë intensive me mjekime bashkëkohore për një nga komplikacionet më të rënda të fruthit, atë të pneumonisë masive bilaterale.

 

Sipas mjekëve, foshnja ishte vetëm 4 muaj, moshë në të cilën sipas kalendarit të vaksinimit nuk aplikohet vaksina e fruthit.

 

Ndërkohe, instituti i shendetit publik ka konfirmuar zyrtarisht se në Shqipëri ka 15 raste te personave te prekur nga fruthi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *