Qindra të vdekur nga koronavirusi në Mbretërinë e Bashkuar janë zbuluar vetëm dy javë më vonë. Ata kanë humbur jetën të vetëm në shtëpi dhe autoritetet i kanë gjetur të pajetë vetëm pasi një i afërmi i tyre ka krijuar shqetësim apo pasi fqinjët kanë ndjerë aromë të keqe.

Në pjesën më të madhe të rasteve, trupat e tyre janë gjetur në nisje të dekompozimit. Mjekët besojnë se duzina me trupa të tillë janë gjetur në Londër gjatë marsit, prillit dhe majit.

Në shumicën e rasteve, viktimat kanë qenë njerëz të moshuar që  jetojnë vetëm. Por ka edhe raste kur viktima kishte probleme të shëndetit mendor, ishin përdorues droge ose alkooli.

Gjatë krizës së koronavirusit, mjekët kanë vërtetuar vdekjen e 700 personave në shtëpi në Londër. Një nga mjekët u shpreh se kolegët e tij ka patur raste kur gjenin edhe pesë apo shtatë trupa të pajetë në ditë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *