Në ditët e nxehta të Gushtit ne kishën e Shën Nikollës në Voskopojë aktorët e mirënjohur Ndriçim Xhepa, Luiza Xhuvani, Zamira Kita dhe i riu Kristian Koroveshi interpretuan të plotë poemën Qielli im të poetit Ilirian Zhupa.

 

Mbrëmjen e së enjtes, kjo vepër e xhiruar në stinën e verës, u shfaq për herë të parë ne publik.

 

Vargje që i këndojnë, jetës, krijimit, dashurisë dhe pasionit  për aktoren Zamira Kita vijnë si një himn në këtë situatë të vështirë.

 

ZAMIRA KITA

AKTORE

“Ideja e Kristian Koroveshit per ta zhvendosur poezine te trashëgimia kulturore ne vende ku ka histori te kultures sone eshte shume e bukur. Qielli im kesaj poeme te bukur te Ilirian Zhupës ben qe ne kete kohe Covid-i ne te reflektojme te cojme ne menyre simbolike syte nga qielli.

 

 

Për Kristian Koroveshin, mungesa e aktorëve para publikut u kushtëzua nga situata e pandemisë.

 

KRISTIAN KOROVESHI

AKTORE

“E kam lexuar poemen e Ilirianit shume vite me perpara, jam magjepsur dhe mrekulluar dhe pikerisht per kete arsye une doja te interpretonim kete poeme Ati, Biri dhe shpirti i shenjte.”

 

Artistët e shohin të rëndësishëm Interpretimin e poemave në skenat e teatrove shqiptare, ndërsa ideatori Koroveshi pohon se kjo shfaqje nuk do të jetë e fundit.

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *