Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari ka shpërthyer në akuza ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqja, për të cilin tha se duhet të ishte në burg për koncesionet klienteliste.

Braimllarin shkruan se sipas ish-ministrit, qeveria nuk iu siguron tamponë emigrantëve, pasi paguajnë taksa në Greqi. Mirëpo, ai thekson se remitancat kane 30 vite qe e mbajne kete shtet.

Ai shton mes të tjerash se Rama edhe Beqaj mendojnë vetëm se si të tallen me djersën e emigrantëve.

“Ilir Beqaj sot duhet te ishte ne burg per koncensionet klienteliste. Thote qe qeveria nuk paguan per tamponet sepse emigrantet paguajne taksa ne Greqi. Por harron ky njeri i korruptuar deri ne palce qe remitancat kane 30 vite qe e mbajne kete shtet. Rama dhe Beqaj mendojne vetem si te rrjepin qytetaret, te tallen me djersen e emigranteve dhe keto para tja cojne Vilmes dhe PPP-ve te kryehajdutit Beqaj”, shkruan Braimllari.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *