Mjekët, infermierët, mësuesit si dhe efektivët e policisë do të jenë katëgoritë që do të perfitojne rritje page.

 

Rritje të konsiderueshme do të përfitojnë edhe shtresat në nevojë deri në 10% .Vendimi  u be I ditur pas mbledhjes se qeverise kete te premte.

 

Programi i ndihmës ekonomike për të gjithë familjet në nëvojë do të ketë një rritje 10%. Ndërkohë do të ketë politika të shenjëstruara për familjet në nevojë që kanë mbi 3 fëmijë nën 18 vjec do të ketë rritje të masës ekonomike me 2 here. Do të mbështesim fëmijët jetimë duke ia dyfishuar masën e programit. Edhe gratë e trafikuara dhe të dhunuara do të kenë rritje me 3 herë nga ky program. Pagat për personelin mjekesor, mjek dhe infermier, do të vijojmë me rritje. Do i rrisim me 6% pagat në të gjithë sistemin shëndetësore nga 1 korrik 2022.

 

Edhe pagat e mësuesve do të pësojnë një rritje deri në 6%.

 

Së pari për të gjithë mesuesit do te kemi rritje te pagave vitin e ardhshem me 6%. Brenda këtij mandate rrogat rriten në 40%. Për herë të parë pagat rriten edhe për 600 punonjësit psiko-social në shkolla. Ndërkohë me këtë buxhet në arsimin e lartë, prioritet ynë është ndërkombëtarizimi i universiteteve në mënyrë që të diplomuarit tanë të kenë aftësi konkurruese në BE. Këtë herë kemi buxhet të dedikuar për këto projekte që janë për bashkëpunime me universitete ndërkombëtare.

 

Ndërkohë ministri i Brendshëm Bledi Çuçi tha se për të gjithë efektivët që shërbejnë jashtë larg vendbanimit te tyre do të ketë një rritje page te konsiderueshme.

 

Projektbuxheti sjell dy lajme të mira. Rritje të pagave të punonjësve, ata që punojnë jashtë banesës, rritje e bonusit deri në 150% të pagave. Lajmi tjetër është rritja e konsiderueshme në polici e buxhetit per infrastrukturën dixhitale. Rrit efikasitetin kundër krimit. 

 

Ndërsa ministri i Drejtësisë Ulsi Manja tha se do të ketë një barazim të pagave te efektiveve te burgjeve me at ate policise.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *