Kreu i demokratëve, Lulzim Basha ka reaguar pas raportit të Agjencisë së Vlerësimit të “Standard and Poors” për korrupsionin, ku thuhet se koorporata e Investimeve rrezikon ekonominë.

 

Përmes një postimi në “Twitter”, lideri i PD-së shkruan se qeveria rrezikon borxhin publik me krijimin e Korporatës së Investimeve Strategjike.

 

“Qeveria rrezikon borxhin publik me krijimin e Korporatës së Investimeve Strategjike. Për këtë arsye S&P paralajmëron ulje të renditjes për vendin tonë. Sipas S&P korrupsioni i qeverisë me PPP po shkatërron stabilitetin fiskal dhe ekonominë e shqiptarëve.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *