Subscribe

Kryeministri Edi Rama mblodhi kete te hene në Durrës kabinetin qeveritar.

Që herët në mëngjes ministrat iu drejtuan njerit prej hoteleve në zonen e Golemit ku janë të vendosur shume nga banorët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit qe shkaktoii 51 viktima.

Kreu i qeverisë mbëriti rreth orës 08:40 minuta ndersa mbledhja nisi ne oren 9.

Dy temat qe dominuan mbledhjen disa oresh ishin analiza e qeverisjes per vitin 2019te si dhe menaxhimi i pasojeve te termetit. Kryeministri dhe ministrat sahfytezaun rastin per te drekuar me familjet te cilat jetojne prej afro nje muaji ne hotelet e bregdetit pasi mbeten pas strehe.

Rama dhe anetaret e kabinetit qeveritar u shjeguan banoreve te prekur detajet per planin e rindertimit dhe per pagesen e bonusit te qerave per familjet e pastreha.

Pritet që qeveria te publikoje faturen paraprake termetit shkaterrimtar te 26 nentorit. Faturë që do ti paraprijë më konferencës së donatorëve që do te mbahet ne muajin janar nga ku pritet mbeshtetja financiare per te nisur zbatimin e projektit te  rindertimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *