Subscribe

Qeveria ka vendosur që të mbështesë sektorin minerar, I cili është prekur ndjeshëm  nga kriza që po prodhon pandemia.

 

Nëpërmjet një projektligji, qeveria ka vendosur që të heqë për të paktën tre vite rentën minerare, për produktet që përpunohen në vend.

 

Kjo nisëm ka një efekt në buxhet prej 500 milion lekësh. Në relacionin që shoqëron këtë projektligj thuhet se qëllimi është të mbështetet kjo industri, e cila po përjeton një përiudhë krize, pasi pandemia ka shkaktuar një ulje të kërkesës për krom dhe bakër, por njëkohësisht është shoqëruar më një rënie të ndjeshme të cmimeve në tregun ndërkombëtar të nënprodukteve minerare.

 

Në këto kushte, qeveria pretendon se ky ndryshim ligjor synon që të stimulojë përpunimin në vend të këtyre produketeve si dhe rritjen e investimeve.

 

Në grupin e mineraleve që preken janë kromi dhe bakri, që përbën 85% të investimeve që realizohen cdo vit në këtë industri.

 

Ky përjashtim do të ketë efekte në mineralet metalore që përpunohen në vend, si kromi dhe bakri që janë dhe mineralet kryesore që prodhohen në vend. Ndërkohë, të njëjtat minerale që eksportohen të papërpunuara do të vijojnë të kenë të njëjtin nivel të rentës minerare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *