Subscribe

Lideri i opozites Lulzim Basha ka deklaruar se qeveria deshtoi ne menaxhimin e situates se krijuar si pasoje e koronavirusit. Basha theksoi se kur vendi ka hyre ne javen e 5 te perballjes me infeksionin qeveria ka ndermarre vetem hapa gjysmake qe nuk i vijne ne ndihme njerezve.

LULZIM BASHA

KRYETAR I PD

Sot duhej të shpërndahej paketa e dytë e ndihmës, por edhe ky ishte vetëm një premtim tjetër bosh. Qytetarët që tani ju duhet të paguajnë faturat e rritura të dritave e ujit, janë ende sot pa asnjë të ardhur. Bizneset po mbyllin mijëra vende pune sepse nuk kanë asnjë mbështetje.Masat që janë marrë në ndihmë të njerëzve dhe ekipeve shëndetësore janë të vonuara dhe të pamjaftueshme.

Sipas Bashes, qeveria nuk mori ne kohe masa per sigurimin e mjeteve per mbrojtjen e personelit mjekesor dhe sot kryen tendera korruptive duke shfrytezuar emergjencen.

Këto 5 javë janë rënduar shkeljet ligjore dhe kushtetuese me urdhra që vijnë nga facebook-u, ku kryeministri ka marrë përsipër të gjitha funksionet në shtet, nga polici tek doktori.

Lideri i opozites ka perseritur se fondet e buxhetit te shtetit duhen perdorur per qytetaret e jo per tenderat korruptive sipas tij.

Qytetarët duhet të marrin menjëherë ndihmën financiare që ju takon! Bizneset duhet të mbështeten që të mos falimentojnë dhe të largojnë njerëzit nga puna!

Basha ka theksuar edhe njehere se ne kete situate eshte e domosdoshme te rritet numri i testimeve per te kuptuar situaten reale te infeksionit e per te planifikuar hapjen e ekonomise.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *