Kryeministri Edi Rama deklaroi se shumë shpejt do të ulet me qeverinë e re të Kosovës për të bërë të mundur lëvizjen e lirë të qytetarëve të dy shteteve. Përmes një postimi në “Tëitter”, Rama uroi Albin Kurtin dhe Isa Mustafën për marrëveshjen dhe u shpreh shpresëplotë se bashkëpunimi do të jetë i frytshëm.

 

“Suksese VV-LDK në formimin e qeverisë së re dhe në qeverisjen e Kosovës! Uroj të kemi një bashkëpunim sa më të dobishëm për shqiptarët këtej e andej kufirit dhe pres me padurim të shtrojmë në tryezë çështjen e lëvizjes së lirë të qytetarëve e të sipërmarrjeve në kufirin tonë”

 

Albin Kurti dhe Isa Mustafa u dakordësuan këtë të diel për qeverinë e re, e cila do të ketë 15 ministri. Pjesë e marrëveshjes ishte edhe “sakrifikimi” i Glauk Konjufcës, që nuk do të jetë më kryeparlamentar, por pjesë e qeverisë. Kryetarin e Kuvendit do ta prezantojë LDK, ndërsa çështja e presidentit ende s’ka marrë zgjidhje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *