Subscribe

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane i Maqedonisë së Veriut, Nikola Dimitrov i ka zeruar mundësitë që Bullgaria të heqë veton ndaj Shkupit në samitin e liderëve të Bashkimit Evropian, këtë të mërkurë.

 

NIKOLA DIMITROV

ZV/KRYEMINISTER, MAQEDONI E VERIUT

“Unë mund të them se në dhjetor është shumë vështirë por le të shohim se çfarë do të ndodhë në janar. Ne kemi një sërë datash të marra deri tani por pa rezultat për hapjen e negociatave, por tani në dhjetor nuk do të ketë me siguri. Bullgaria dëshiron një proces që do të marrë disa muaj e për këtë do të ulemi të bisedojmë. ”

 

Kryeministri i sapoemëruar i Bullgarisë, Kiril Petkov ka deklaruar se qeveria e re do të propozojë një proces të ri shumë të shpejtë që do të zhbllokojë fillimin e negociatave të pranimit të Maqedonisë së Veriut në BE, brenda 6 muajsh.

 

KIRIL PETKOV

KRYEMINISTER, BULLGARI

“Ne do të bëjmë një plan veprimi në fillim të muajit janar që grupet punuese të kenë rezultate reale me qëllim që të ecin përpara në negociata. Qëndrimi i Bullgarisë është se Maqedonia e Veriut duhet të tregojë pjekuri evropiane dhe respekt për vlerat e BE-së duke ndërmarrë veprime konkrete për t’i dhënë fund gjuhës së urrejtjes kundër Bullgarisë në tekstet shkollore të historisë, institucionet shtetërore dhe shkencore, mediat publike dhe të ndalojë përvetësimin ose falsifikimin e kulturës bullgare.”

 

Një ditë më parë, Këshilli i çështjeve të përgjithshme në Bashkimin Evropian rikonfirmoi angazhimin për procesin e zgjerimit të Ballkanit Perëndimor, duke njohur progresin e arritur nga Tirana dhe Shkupi, por nuk përmendi asnjë datë për hapjen e negociatave të anëtarësimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *