Britania po planifikon që disa studentë të kthehen në shkollë që në muajin tjetër, për sa kohë që numrat e të infektuarve vazhdojnë të ulen.

Sekretari i Arsimit i Mbretërisë së Bashkuar, Gavin tha se ky vendim është i bazuar në këshillat më të mira të studiuesve.

“Tani ne mund të fillojmë planifikimin për një kthim shumë të kufizuar në shkollë për disa nxënës, potencialisht qysh në muajin e ardhshëm. Klasa e parë dhe klasa e gjashtë do të kthehen, por me klasa të mëdha. Edhe klasat e 10 dhe 12 do të kthehen, por në mënyrë të kufizuar. Ne kërkojmë nga shkollat të hartojnë një plan të rreptë me masa. Ky vendim bazohet në këshillat më të mira shkencore, fëmijët janë në zemër të gjithçkaje që bëjmë.”

Britania ka 240.161 të infektuar dhe 34.466 viktima nga koronavirusi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *