Subscribe

Kur kanë kaluar pak më shumë se 10 muaj nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit, edhe pse Qeveria pretendon se janë marrë të gjitha masat për strehimin e personave të mbetur pa shtëpi, Partia Demokratike vijon denoncimet për të dëshmuar të kundërtën.

Këtë herë ishte Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, i cili ka udhëtuar drejt Fushë-Milotit, në banesën e Viktor Gjonit.

VIKTOR GJONI

BANOR

Me 5 milionë lekë nuk i bëj dot as çatinë. Tani letrat i kanë atje, të marrin masat, sepse është duke ardhur dimri. Unë e kam fëmijën e sëmurë, e kam vajzën 15 vjeçe është gati për të kaluar në azmatike. I kam marrë 60 mijë lekë ilaçe dje, ku të flejë e ka nga lagështira që ka pasur që kur ka lindur në shtepinë e vjetër edhe tani edhe 8 muaj në çadër.

Gjoni pretendon se askush nuk është interesuar më për të, që pasi është bërë vlerësimi i banesës. I pa aftë për punë, që pas një dëmtimi të pësuar në krah, ai ka vetëm një apel.

Kam nja 2 muaj jam rrëzuar kam thyer kockën e klavikulën.. Edhe më ka dalë krahu jashtë funksionit, s’jam për punë më unë. Kjo s’punon, unë me njërën dorë çfarë pune të bëj. Tani ka ardhur puna në dorë të Zotit se shtet nuk ka”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *