Vendimi i qeverisë për miratimin e një pakete ligjore për antishpifjen, ditët e fundit është kthyer  në debat në vendin tonë, kjo dhe për faktin se AKEP të hënë ju dha afat vetëm 72 orë 44 portaleve që të publikonin numrin e Nipt-it në faqen e tyre online ndryshe do të mbylleshin.

 

Një vendim i tillë është komentuar dhe nga kreut i opozitës Lulzim Basha, i cili thekson se AKEP është Policia e Mendimit në duart e Ramës.  Basha akuzon kryeministrin se nëpërmjet regjistrimit të mediave online kërkon thjesht ti shantazhojë dhe ti dhunojë ato.

 

Ndërkohë për të folur më shumë rreth kësaj çështje në edicionin qendror të lajmeve në Vizion Plus, është analisti Eduart Zaloshnja. Ai thekson se shoqëria demokratike na e jep lirinë e shprehjes, por jo të dëmtojmë të tjerët me shpifje ose me dëmtime morale.

 

Intervista e plote e analistit Zaloshnja e dhene per Vizion Plus:

Ndëshkimi i fyerjes dhe i shpifjes Zaloshnja, është një temë mjaft e ndjeshme për implikimet që mund të ketë potencialisht në drejtim të lirisë së shprehjes. Cili është mendimi juaj për këtë nismë të qeverisë?

Duhet ta nisim me përkufizimin klasik në vendet demokratike të lirisë së shprehjes, në fakt jo vetëm të lirisë së shprehjes por edhe për çdo liri tjetër. “Liria e individit mbaron aty kucënon një individ tjetër ose shoqërinë”. Pra unë mund të dua me i jap makinës me 200 km/h, shoqëria ma jep të drejtën tan gas makinën, por jo me këtë shpejtësi pasi mund të dëmtoj veten, të tjerët dhe familjen. Shoqëria demokratike na e jep lirinë e shprehjes, por jo të dëmtojmë të tjerët me shpifje ose me dëmtime morale.

 

Ti referohemi atëherë përvojës së vendeve të Bashkimit Evropian ose të SHBA-së, çfarë tregon kjo përvojë, mesa dimë edhe në BE, brenda shteteve anëtare nuk është i njëjti qëndrim nuk është i njëjti legjislacion.

Në SHBA, po e ndaj veç, çështjet që kanë të bëjnë me shpifjen dhe me denegrimin në media për persona të caktuar, zgjidhen vetëm në gjykata civili, ndryshon situate në BE, kun ë disa vende si Anglia ku këto çështje zgjidhen në gjykatën civile, në Gjermani zgjidhen dhe në gjykata penale por asnjëherë me burg. Bëhet fjalë për gjoba të rënda por që trajtohen nga Prokuroria.

 

Në një vend si Shqipëria ku të gjithë e dimë mirë se çfarë është censura autocensura për shkak të kumunizmit, nga i cili kemi kaluar nuk është e vështirë të të shkojë në mendje pikërisht rreziku i censurës, se mos po vendoset nje model i ri me këtë nismë të qeverisë. Sa i mundur është ky rrezik në kushtet aktuale?

Kjo kuptohet, do të varët nga gjykatat nga sistemi i drejtësisë që ende nuk është rinovuar. Vettingu është bërë për disa gjyqtarë dhe shumica e tyre që kanë kaluar në sitën e vettingut nuk ja kanë dale dot mbanë. Pra nëse do të kemi një sistem drejtësie të reformuar është mëse e natyrshme që drejtësinë ta bëjë drejtësia.

 

Cili është qëllimi i qeverisë që po kërkon që portalet të regjistrohen çfarë duhet të kuptojmë me këtë?

Çështja e regjistrimit të portaleve është në fakt një çështje biznesi, por ato portale që kanë një reklamë dhe kanë aktivitet tregtar është mëse normale që ato të regjistrohen si biznese se përderisa nxjerrin të ardhura nga reklamat,duhet të paguajnë taksat, sigurimet shoqërore për punonjësit e tyre,  pra duhet të kenë një NIPT. Është tjetër gjë puna e blogjeve individuale, blogjet mund të hapet nga kushdo ku thjesht shprehim mendimet tona ose publikojmë lajme, por edhe këto nuk duhet të jenë anonime, sepse çdokush mund të hapë një faqe anonime, mund të shpifi sa ti dojë qefi mund të japë sat ë dojë lajme të rreme dhe nuk bëhet I ditur autori.Kemi rastin në Maqedoni ku një grup adoleshentësh pagueshën për të krijuar lajme të rreme që shpërndaheshin në amerikë, sikur ishin shkruar nga amerikanët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *