Prej disa kohësh Çiljeta Xhilaga është duke punuar për këngën e saj të verës, e cili mban titullin “Bonbone”. Për realizimin e klipit ajo është zhvendosur në jug të Shqipërisë dhe pamja e saj e re është mahnitëse.

 

Me flokë të gjatë kaçurrela këngëtarja duket mjaft tërheqëse dhe të lë përshtypjen se kënga do të ketë shumë ritëm. Së fundmi ajo ka publikuar edhe promon e videos ku tregon se pavarësisht se po vjen fundi i sezonit veror, kënga do të dalë shumë shpejt.

 

Bonbone”, vjen shumë shpejt. E kam bërë zakon që të publikoj këngë në fund të sezonit, por më mirë vonë se sa kurrë”,- shkruan këngëtarja krahas fotos.

 

Për realizimin e “BonBone” këngëtarja ka bashkëpunuar me grupin AlarBand dhe me çiftin e njohur, Klea Huta dhe Elgit Doda.

 

Por duket se qershia mbi tortë në gjithë këtë projekt të ri muzikor, është Fernando, djali i Çiljetës. Siç mund ta shihni edhe ju nga imazhet, ai shfaqet në videoklipin e ri të këngëtares teksa i bie kitarës dhe me ëmbëlsinë e tij ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *