Një rrjet i klinikave veterinare finlandeze do të financojë trajnimin e 16 qenve të aftë për të identifikuar udhëtarët pozitivë të Coronavirusit që kalojnë tranzi nga aeroporti i Helsinkit në Finlandë.

Kafshët e para do të vendosen brenda disa javësh për një periudhë prove dhe “nëse projekti është i suksesshëm do të duhen qindra qen”, tha për Washington Post Virpi Perala, një përfaqësues i klinikave.

Qentë nuhasin mostrat e djersës – Finlanda nuk është vendi i parë që përpiqet të përdorë erën e qenve për të zbuluar përhapjen e virusit. Tashmë që nga gushti në Dubai, zyrtarët shëndetësorë kanë bërë një process të tillë në aeroport dhe sipas rezultateve të para të eksperimentit, qentë zbuluan virusin në 94.5% të rasteve falë mostrave të djersës tek individet.

Sipas teorisë prapa këtij testi – për vërtetimin e së cilës, megjithatë, do të jënë të nevojshme studime më të zgjeruara – kur një person sëmuret nga një virus ai ndryshon erën e tij dhe “shoku më i mirë i njeriut” është në gjendje ta perceptojë këtë ndryshim. Edhe në Finlandë, qentë do të nuhasin mostra djerse pa rënë në kontakt të drejtpërdrejtë me udhëtarët.

Përdorimi i qenve ka një avantazh: lejon teste më pak invazive për njerëzit. Pacientët që pranojnë t’i nënshtrohen kontrollit fërkojnë shtupën në qafë për të marrë pikat e djersës në vend që t’i nënshtrohen kontrollit klasik të nazofaringealit.

“Qentë janë më të mirë në zbulimin e infeksioneve të Coronavirusit sesa tamponët dhe testet serologjike”, tha Anna Hielm – Bjorkman, një studiuese në Universitetin e Helsinkit, e cila më pas shtoi se kafshët janë në gjendje të gjejnë virusin edhe në individë ende asimptomatikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *