Kryeministri Edi Rama ka ndarë këtë të diel në rrjetet sociale pamje nga punimet drejt përfundimit të Qendrës së Artit “Vaçe Zela” në Lushnjë.
Në postimin e tij, Rama thekson se ky investim i jep qytetit një hapësirë të re kulturore, duke e konsideruar projektin si një rilindje për jetën artistike të Lushnjës. Ai ka shoqëruar pamjet me një përshëndetje për qytetarët:
“Mirëmëngjes! Dhe me pamjet nga puna drejt përfundimit për rilindjen e Qendrës së Artit ‘Vaçe Zela’ në Lushnjë, një investim që i rikthen qytetit një hapësirë të re kulturore, ju uroj një të diel të qetë.”
/vizionplus.tv





