Subscribe

Qytetarët e kombinatit do të marrin më shpejt dhe më afër 368 shërbime publike.

Bashkia e Tiranës ka hapur qendrën e re të integruar ADISA në këtë zonë me dy sporteleve të dedikuara.

 

ERION VELIAJ

 

KRYETAR I BASHKISE TIRANE

 

 “Ky bashkëpunim mes qeverisë qendrore me qeverisë lokale e sheh rezultatin në këtë hapësirë. Dilema është: shkojnë njerëzit te shërbimet, apo shërbimet te njerëzit? Besoj sot jemi përgjigjur qartë: shkojnë shërbimet ku janë njerëzit, shkon shteti te njerëzit, shkon qeveria, bashkia, deputetët, dhe të gjitha institucionet e tjera që kanë shërbime konkrete dhe të prekshme për qytetarët. Me zgjidhjen e kësaj dileme kemi një hapësirë të transformuar për Njësinë 6.

 

 

Sipas Veliajt për 4 vite gjatë mandati të kaluar kombinati është transformuar dhe sot ka jo vetëm çerdhe, kopshte e shkolla të reja, por edhe mjaft shrebime ne nje kohe me te shpejte.

 

 “Ne diskutonim jo vetëm sjelljen e këtyre shërbimeve, por faktin që qindra dhe mijëra fëmijë, çdo mëngjes, duhet të kalonin jo Tiranën, por 21-shin, për të kapur një kopsht, një shkollë, një çerdhe. Sot me shkollën e re, me kopshte të reja, me çerdhet e reja, qindra furgonë që shkonin e vinin dhe harxhonin kohë, jetë njerëzish e shpenzuar në trafik, i ka shërbimet këtu. Nuk kemi neglizhuar jo vetëm të gjallë, por as ata që nuk jetojnë më në varrezat e Kombinatit”

 

Një nga projektet e bashkisë së Tiranës që do të marrë jetë gjate mandatit te dyte është edhe krijimi i Tiranës policentrike, ku përfshihet qendra e Kombinatit.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *