Tre të rinj përfunduan në prangat e policisë këtë të hënë. Ata ishin të shpallur në kërkim për një ngjarje të ndodhur në Korçë në 23 nëntor të 2019.

 

Gjatë një konflikti për motive të dobëta, një prej të rinjve ka qëlluar me armë zjarri në ajër. Të arrestuarit janë shtetasit M. Sh., 20 vjeç dhe vëllezërit Xh. Sh., 22 vjeç dhe A. Sh., 23 vjeç.

 

Ata janë dënuar nga Gjykata e Korçës me burg për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”, “Armëmbajtje pa leje”, “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *