Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori që plagosi mbrëmjen e së hënës 36-vjeçarin me iniciale E.T., në Ishëm të Durrësit.

Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale G. S., 40 vjeç, banues në Mirditë, i cili qëlloi me armë zjarri në këmbë 36-vjeçarin, pas një konflikti. Ky i fundit ka qenë i dënuar më parë për dhunim banese, kryer në bashkëpunim.

E.T. ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *