Subscribe

Dega e postes shqiptare ne qender te Fushe Bulqizes ra pre e grabitjes paraditen e sotme, rreth orës 11:30.

 

Një person i maskuar dhe nën kërcënimin e armës ka vjedhur një pjesë të shumes qe gjendej në arken e pikës postare.

 

Sipas burimeve dyshohet se shuma e grabitur është rreth 500 mijë lekë të rinj.

 

Në momentin e sulmit autori ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe më pas kanë hapur me forcë derën e postës.

 

Punonjesja nuk ka mundur te beje asgje, ndersa autori ka mundur të largohet me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, bashke me shumen e parave.

 

Policia ngriti pika kontrolli të gjitha pikat hyrëse dhe dalëse të qytetit për të bërë të mundur kapjen e tij.

 

Kjo nuk eshte hera e pare qe filiale te postes ne bulqize grabiten. Pak me shume se nje vit me pare u sulmua filiali i postes ne fshatin Zerqan, ku agresorët arriten te marrin rreth 1 milion leke te rinj.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *