Policia e Tiranës arrestoi personin që qëlloi me këpucë kryeministrin Edi Rama, kur ai ndodhej në Spitalin Ushtarak për të vizituar policen 24 vjeçare Ina Nuka, te plagosur ne protestën para parlamentit.

 

Në pranga është vënë Ilias Katiraj nga Tepelena.

 

Ai ndodhej ne mesin e banoreve qe priten me protesta shefin e qeverise ne spital dhe qe e akuzuan ate për prishjen e shtëpive te tyre.

 

Ndërkohë, pas përplasjeve te dhunshme te se enjtes, policia e Tiranës arrestoi 11 persona duke i akuzuar për disa vepra penale.

 

Mbremjen mes te enjtes dhe premtes jane shoqeruar 6 persona te tjere per protesten ne komisariat por jane liruar disa ore me vone.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *