Policia e Shkodrës ka arrestuar pas një viti një 36-vjeçar, pasi akuzohet se plagosi dy persona.

 

Në pranga ka përfunduar Enton Dushaj, banues në lagjen “Skënderbeg”.

 

Ai qëlloi me armë zjarri drejt dy personave në fshatin Bardhaj, duke i lënë ata të plagosur.

 

Një nga të rinjtë e plagosur ishte Erison Gjeka, nipi i Gjon Gjekës, i cili është ekzekutuar në vitin 2013, asokohe 49 vjeç. Gjon Gjeka njihej ndryshe si i “forti i Shkodrës”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *