Një 27-vjeçar, banues në fshatin Kalaj të Gramshit është arrestuar për armëmbajtje pa leje.

 

Shtetasi Fabjon Selami u arrestua pasi dy ditë më parë, në fshatin Gribë, ka qëlluar në ajër me armë zjarri pistoletë në ceremoninë e martesës së vajzës së shtetasit L.M., 59 vjeç.

 

Policia e Gramshit ka bërë me dije gjithashtu se në kuadër të hetimeve, është proceduar penalisht edhe 59-vjeçari L.M., për “moskallzim krimi”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *