Policia e Elbasanit ka dhënë detaje për arrestimin e 45-vjeçarit, Josif Kavaja, i cili kërcënoi me armë efektivët e policisë.

Uniformat blu njoftojnë se ka pasur shkëmbim zjarri mes 45-vjeçarit dhe Forcave RENEA, prej ku autori mbeti i plagosur dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Grupi negociator i Renas ka bërë thirrje për disa orë rresht  shtetasit J.K., për t’u dorëzuar, por  ky shtetas nuk i është bindur thirjeve të Policisë. Kavaja, në orët e para të mëngjesit ka qëlluar me armë në drejtim të forcave Renea dhe gjatë  shkëmbimit të zjarrit ky shtetas ka mbetur i plagosur jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në vendngjarje u gjetën një armë zjarri pushkë dhe një sopat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *