Një 16 vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi qarkullonte me armë zjarri pa leje.

 

I mituri me inicialet F.T., nga Tirana është arrestuar nga shërbimet e policisë së Komisariatit Nr. 4.

 

16 vjeçari rreth orës 02.30 të mëngjesit, është konstatuar nga shërbimet e Policisë  në afërsi të një lokali, në trotuar në rrugën “Myslym Keta”.

 

Në momentin që ka parë uniformat blu ai është larguar me vrap, por është kapur gjatë ndjekjes nga Forca e Posaçme “Shqiponjat”, njësia Shigjetat, ku gjatë kontrollit fizik Policia i gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri Pistoletë me 9 fishekë .

 

16 vjeçari akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve luftarake e municionit”

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *