ISIS ka rrëmbyer rreth 700 pengje në Siri, përfshirë shtetas amerikanë dhe europiane dhe po i ekzekutohen nga 10 persona çdo ditë. Alarmin e lëshoi presidenti rus Vladimir Putin i cili kritikoi forcat amerikane për dështimin “katastrofik”.

 

 “Terroristët e Shtetit Islamik kanë dorëzuar ultimatume dhe kanë bërë kërkesa të caktuara, duke kërcënuar se do të vrasin dhjetë vetë çdo ditë. Kjo është jo vetëm tmerrshme, është një katastrofë. Disa qytetarë amerikanë dhe evropianë janë midis pengjeve dhe të gjithë heshtim sikur të mos ketë ndodhur asgjë”.

 

Shefi i Kremlinit tha se pengmarrësit kanë filluar të kryejnë ekzekutimet. Ai shtoi se Uashingtoni dhe aleatet e tij, me sa duket nuk arritën te luftojnë terroristët në pjesën e Sirisë Terroristët e Shtetit Islamik vazhdojnë të zgjerojnë praninë e tyre në zone u shpreh presidenti rus Putin, ndërsa bëri thirrje për bashkim të përpjekjeve kundër terrorizmit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *