Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut, janë shpallur vende armike nga federata ruse. Tre vendet anëtare të NATO-s, gjenden në listën e shteteve dhe territoreve të huaja, që sipas Moskës, kryejnë veprime jomiqësore kundër Rusisë, kompanive dhe qytetarëve të saj.

 

Qeveria ruse, në një deklaratë zyrtare, shpjegon se sipas dekretit në fjalë, qytetarët dhe kompanitë ruse, vetë shteti, rajonet dhe bashkitë e tij, që kanë detyrime valutore ndaj kreditorëve të huaj, nga lista e vendeve jomiqësore, do t’i paguajnë ato në valutën ruse.

 

Lista, mes të tjerave, përfshin edhe Shtetet e Bashkuara, vendet e Bashkimit Evropian, Mbretërinë e Bashkuar, Ukrainën dhe Zvicrën.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *