Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka nënshkruar dekretin e traktatit për tërheqjen e armëve bërthamore me SHBA-në, që daton nga Lufta e Dytë Botërore.

 

Ndërkohë Rusia pati paralajmëruar tërheqjen nga traktati pas vendimit të SHBA-së.Uashingtoni e ka akuzuar Rusinë për shkeljen e saj me krijimin e raketës 9M729.

 

Moska e mohon se raketa në fjalë është në kundërshtim me marrëveshjen. Ditë më parë sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se të NATO-ja duhet të jetë e përgatitur për një botë pa këtë Traktat dhe me më shumë raketa ruse.

 

“Raketat e reja ruse kanë kapacitet bërthamor, ato mund të arrijnë në qytetet evropiane, janë të vështira për t’u vërejtur andaj është e rëndësishme që të vazhdojmë t’i bëjmë thirrje Rusisë të veprojë në përputhje me paktin”.

 

Traktati është nënshkruar në vitin 1987 nga presidenti i atëhershëm i SHBA-së, Ronald Reagan, dhe udhëheqësi sovjetik, Mikhail Gorbachev.

 

Traktati, i cili ka eliminuar një klasë të tërë të raketave nga Evropa, konsiderohet kyç për stabilitetin strategjik mes Uashingtonit dhe Moskës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *