Ish-kryeministri i Izraelit  Naftali Bennett ka zbardhur bisedën telefonike me presidentin rus Vladimir Putin.

 

Ai ka treguar se kreu i Kremlinit e siguroi që në ditët e para të luftës kur ai udhëtoi në Moskë në një përpjekje ndërmjetësimi, se nuk do të vriste presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy.

 

“E dija se Zelensky ishte nën kërcënim, në një bunker… Unë i thashë Putinit: A ke ndërmend të vrasësh Zelenskyn? Ai tha: Unë nuk do ta vras ​​Zelenskyn.”

 

Bennett ka theksuar se pas bisedës me Putin ka komunikuar me presidentin ukrainas, të cilit ka rrëfyer çfarë kishte diskutuar me Putin.

 

“Sapo kam zhvilluar një bisedë me të i thash. Ai nuk do të të vrasë. Ai më pyeti: A je i sigurt? Unë i  thashë: Po jam i sigurt 100 për qind. Ai nuk do të të vrasë.”

 

Ndërkohë  edhe kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka bërë të ditur në një intervistë  se presidenti rus nuk e ka kërcënuar as atë, as Gjermaninë. Scholz ka thënë se në bisedimet që ka pasur me Vladimir Putinin, e ka bërë të qartë se ata kanë qëndrime shumë të ndryshme për luftën në Ukrainë.

 

“E bëj shumë të qartë për Putinin që Rusia është përgjegjësja e vetme për luftën. Rusia e ka pushtuar fqinjin pa arsye, për të marrë disa pjesë apo gjithë Ukrainën nën kontrollin e saj.”

 

Gjermania beson se veprimet e Rusisë e shkelin kornizën evropiane për paqe  dhe kjo është arsyeja që  i ka ofruar Ukrainës ndihmë financiare, humanitare dhe ushtarake. Scholz ka sqaruar se ekziston një marrëveshje me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky që armët e siguruara nga Perëndimi të përdoren vetëm në territorin ukrainas dhe jo atë rus.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *