Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha se është shumë herët të flitet për hakmarrje kundër rundit të ri të mundshëm të sanksioneve kundër Rusisë, të cilat po diskutohen në Shtetet e Bashkuara, ka raportuar sot agjencia shtetërore e lajmeve e Rusisë, RIA.

 

“Ne duhet të shohim se çka do të ndodhë. Për këtë arsye është herët të flitet publikisht për aksione hakmarrëse”, e ka cituar agjencia RIA zotin Putin në një intervistë, pjesë të së cilës janë transmetuar sot në kanalin shtetëror televiziv, Rossiya-1.

 

Putin, mëtutje, ka theksuar se rundi i ri i sanksioneve “me siguri do t’i ndërlikojë raportet ruso-amerikane”, – raporton Europa e Lire.

 

Pardje, Srenati i Shteteve të Bashkuara me shumicë votash, e ka miratuar legjislacionin në të cilin përfshihen sanksione të reja më të ashpra kundër Rusisë, në mënyrë që të vështirësohet mundësia e lehtësimit të sanksioneve ekzistuese nga ana e presidentit amerikan, Donald Trump, pa miratimin e Kongreesit të Shteteve të Bashkuara.

 

Ky legjislacion duhet të miratohet nga Dhoma Përfaqësuese dhe të nënshkruhet nga presidenti Trump.

 

Me këtë masë synohet ndëshkimi i presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, për përzierjen e dyshuar të vendit të tij në zgjedhjet amerikane në vitin 2016.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *