I kthyer pas 7 muajsh në navigim në det në Gjirin Persik me nëndetëset e SHBA, marinari Bryan Woodington ishte i pari që zbarkoi grupi I marinës “Us The Sullivans” në bazen detare Mayport në Florida dhe bëri një gjest që po bën xhiron e botës.

 

Ai vrapoi të puthte bashkëshortin e tij përpara kamerave. Kjo gjë bëri përshtypje më shumë për faktin se puthja mes homoseksualeve Bryan dhe Kenneth, të martuar zyrtarisht, ishte e njejte me foton e pavdekshme ndër dekada në fund të Luftës së Dytë Botërore. Një marinar dhe e fejuara e tij infermiere u puthen plot pasion në “Times Square” në New York në shenjë gëzimi dhe clirimi nga makthi I kësaj lufte shkaterrimtare.

 

“ Bryan me kishte kërkuar të vishesha I gjithi me të bardha pasi donte të risillte edhe një herë në vëmendje foton e famshme të 5 dekadave më parë. Por unë nuk e dija që ai kishte fituar llotarine brenda marinareve të tjerë”.

 

Është traditë në marinëne SHBA teksa në fund të misionit para se të zbarkohet në por bëhet një lotari mes trupës së marinareve dhe ai që fiton gëzon të drejten për të zbritur I pari nga nëndetësja për të takuar të afërmin që e prêt në hyrje të portit.

 

Puthja mes Bryan dhe partnerit të tij afrikano-jugor është postuar në rrjetin social facebook edhe nga autoriteti portual në Mayport dhe ka përfunduar në televizionet lokale dhe më tej në të gjitha mediat botërore.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *