Tre persona kanë rënë në prangat e policisë dhe 7 të tjerë janë proceduar penalisht të akuzuar për shpërdorim detyre dhe pushtim toke.

 

Në kuadër të opracionit të koduar “bregdet i paster”, është bërë ndalimi i R. Z., 57 vjeç, me detyrë roje mjedisore në Zonat e Mbrojtura, V. T., 56 vjeç, me detyrë specialist në Zonat e Mbrojtura dhe P. K., 65 vjeç, me detyre rojë mjedisore në Zonat e Mbrojtura

 

Gjithashtu janë proceduar në gjendje të lirë për veprën penale “Pushtimit toke” shtetasit:  Gj. P., 64 vjeç, E. L., 35 vjeç, L. K., 66 vjeç, Gj. M., 58 vjeç, Gj. L., 72 vjeç,  M. K., 61 vjeç, dhe A. P., 47 vjeç, të gjithë banues në Shkodër;

 

Policia bën me dije se si rezultat i kontrolleve ne Velipojë, janë konstatuar një sërë shkeljesh, si gërmime, shpyllëzime,  rrethime me gardh me rrjete dhe me shtylla betoni etj.

 

Sektori i Monitorimit, ku bëjnë pjesë specialistët dhe rojet mjedisore, ka për detyrë parandalimin, zbulimin dhe luftimin e dëmtimit, pushtimit, shpërdorimit, tjetërsimit, shkretëtirëzimit a degradimit të natyrës, të pyjeve e të tokës pyjore, të cenimit nga ndërhyrjet e pakontrolluara ne mjedisin natyror e ujor të zonës së mbrojtur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *