Ministria e Financave dhe Ekonomisë sqaron situaten e krijuar me vonaset e pagesave te sigurimeve shoqerore nga institucionet shteterore. Sipas ketij dikasteri problemet jane te mbartura prej kohesh.

 

Megjithate, Financat bejne me dije se eshte vendosur qe pagesat e sigurimeve shoqërore të institucioneve buxhetore do të kryhen njëkohesisht me pagesën e borderosë, dhe jo pas 20 ditëve sic ishte parashikuar .

 

Ndërkohë sipas ministrise se Financave dhe Ekonomise po rakordohen veprimet per te shlyer hap pas hapi detyrimet ndersa drejtoria e tatimeve në bashkëpunim me inspektoriatin e punës do të vijojne angazhimet për monitorimin e deklarimeve të punonjësve dhe të pagave nga subjektetet private.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *