Subscribe

Brenda këtij muaji nisin punimet në bazën ushtarake të Kuçovës, për ta shndërruar atë në një bazë ajrore taktike të NATO-s. Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, në një intervistë për “Vizion Plus” konfirmon se procedurat kanë përfunduar nga agjencia e prokurimit e NATO-s dhe puna nis brenda pak javësh.

 

NIKO PELESHI

MINISTER I MBROJTJES

“Kemi sot te kontraktuar operatoret qe do ta ndertojne kete baze. Behet fjale per nje buxhet 50 milione euro, qe do t’i jape energji rajonit perreth, por mbi te gjitha do te na jape nje infrastrukture qe nuk e kemi patur dhe qe eshte kaq e rendesishme per sigurine, per mbrojtjen por edhe per te forcuar rolin strategjik qe vendi yne ka ne rajon. Punimet do te fillojne brenda janarit dhe ne kemi kontributin tone aty, rreth 10% e totalit te investimeve eshte kontribut i buxhetit te Ministrise se Mbrojtjes.”

 

Ministri i Mbrojtjes ka shpjeguar se qeveria shqiptare po përpiqet që i njëjti model i bazës së Kuçovës të ndiqet edhe për bazën e Pashalimanit.

 

“Kete ne e kemi shprehur jo vetem mediatikisht, por edhe zyrtarisht ne takimet me figurat me te larta ushtarake te NATO-s. Pra, kemi shpehur gatishmerine tone per te ndjekur te njejtin model dhe presim tani hapa konkrete. Presim grupe auditimi nga NATO per te bere nje vleresim te potencialit qe kjo baze ka.”

 

Ministri Peleshi ka përsëritur se pas dy vitesh Shqipëria do të plotësojë detyrimin e NATO-s që buxheti për mbrojtjen të jetë në nivelin e 2% të prodhimit të brendshëm bruto.

 

“Viti 2022 sjell nje zhvillim dinjitoz per forcat e armatosur permes rritjes se pages prej 30%, eshte nje rritje historike. Ne do te kemi 32% me shume buxhet sesa vitin qe kaloi, shkojme ne 1.75% te produktit te brendshem bruto. Pra, jemi prane angazhimit ne NATO per te shkuar ne 2% te PBB ne vitin 2024.”

 

Përgjatë këtyre ditëve, Ministria e Mbrojtjes ka hapur fushatën e rekrutimeve dhe ministri Peleshi nga Korça ka ftuar të rinjtë t’i bashkohen forcave të armatosura.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *